Reforma zgjedhore/ Gjiknuri pret ambasadorin gjerman

Politikë

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri priti sot në një takim ambasadorin gjerman Peter Zingraf. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në facebook, ku Gjiknuri shkruan se ambasadori Zingraf ka treguar interesimin maksimal të Gjermanisë për reformën zgjedhore.

Postimi i plotë:

Me ambasadorin Peter Zingraf i cili ritheksoi interesimin maksimal të Gjermanisë për reformën zgjedhore. Diskutuam mbi ecurinë e deritanishme të këtij procesi, gatishmërinë e mazhorancës për të krijuar hapësirat e bashkëpunimit për opozitën parlamentare ashtu edhe atë joparlamentare. Në kuadër të adresimit të kërkesave të opozitës parlamentare, me bashkëkryetaren e komisionit zj.Rudina Hajdari jemi dakordësuar të organizojmë brenda Shtatorit një tryezë gjithëpërfshirëse diskutimi mbi çështjet e sistemit zgjedhor.

ME TE LEXUARAT