Shqipëri-Islandë, sa tifozë do ta ndjekin takimin në ‘Elbasan Arena’

Kliko per me shume info

Mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” do të luhet sfida e vlefshme për Grupin H eliminator të “EURO 2020” mes Shqipërisë dhe Islandës.

Kjo është ndeshja e gjashtë e kuqezinjve, të cilët kanë regjistruar 2 fitore dhe 3 humbje.

Kliko per me shume info

Skuadra e drejtuar nga Edi Reja vjen në përballjen me islandezët pas humbjes 4-1 në Francë dhe shanset për kualifikim janë zvogëluar ndjeshëm.

Kjo ka bërë që edhe tifozët të mos jenë mjaft entuziastë, teksa mësohet se deri tani janë shitur rreth 6 mijë bileta.

Gjithsesi, ndeshja do të luhet në orën 20:45 dhe pritet që numri i tifozëve në “Elbasan Arena” të shtohet.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here