Bota

Tragjedi familjare/ Burri vret vjehrrën, kunatin, gruan dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një burrë vrau tre persona të familjes dhe më pas kreu vetëvrasje.

75-vjeçari fillimisht vrau vjehrrën 95 vjeçe, kunatin 65 vjeç dhe gruan e tij. Ngjarja tragjike ndodhi në banesën e tyre në Maussanne-les-Alpilles.

Burime bëjnë me dije se viktimat ishin të sëmurë dhe se autori i krimit makabër kujdesej për ta.

“Prej vitesh me radhë ai kujdesej për gruan e tij të sëmurë dhe për vjehrrën, ai i ushqente, i lante dhe i bënte punët e shtëpisë. Dukej kaq njeri i mirë dhe i devotshëm. Jemi të habitur sesi ka arritur deri këtu”, kanë deklaruar fqinjët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close