Bylykbashi: Edhe me Ramën po të hyjmë në zgjedhje, PD fiton

Politikë

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ndryshe nga kryetari Lulzim Basha, mendon se PD duhet të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën Kryeministër. Deklaratat Bylykbashi i bëri gjatë një interviste për Abc News.

I pyetur lidhur me qëndrimin këmbëngulës të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të mos hyrë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, Bylykbashi u shpreh se sido që të mbahen zgjedhjet PD del fituese. Me Edi Ramën kryeministër apo pa Edi Ramën kryeministër ishte pyetja këmbëngulëse e intervistueses, të cilës Bylykbashi iu përgjigj:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për mua PD fiton edhe me Edi Ramën kryeministër. Zgjedhjet janë detyrim për partitë politike. Jua përsëris, PD duhet të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër dhe i fiton zgjedhjet. Ky është opinioni im personal, është gjykimi im”, tha Bylykbashi.

ME TE LEXUARAT