Basha një orë në zyrën e Metës, sot Presidenti konferencë për mediat në 17:00

Kliko per me shume info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shkuar në zyrë këtë mëngjes, presidentit të republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Shqiptarja.com mëson se takimi ka nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit, dhe kryedemokrati ka qëndruar përreth 1 orë në Presidencë.
Ndërkohë, sot pasdite në orën 17:00 ë Presidencë, kreu i shtetit do të mbajë një konferencë për mediat. Siç bën të ditur presidenca, konferenca do të jetë në lidhje me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”, thuhet në një njoftim zyrtar të Presidencës.

Kliko per me shume info

Të hënën, në komisionin hetimor parlamentar të ngritur për kushtetushmërinë e dekreteve që anuloi 30 qershorin dhe më tej shpalli 13 tetorin për zgjedhjet vendore 2019, kreu i shtetit tha se i anuloi zgjedhjet pasi në protestën antiqeveritare të opozitës më qershor, kishte marrë informacione sekrete se kishte skenar për djegien e Parlamentit, një pretendim i rrëzuar deri më tani nga Partia Demokratike.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here