Politika

Çfarë ka dashur të thotë deputeti? CV-ja që po komentohet në rrjetet sociale

Niveli i deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë mund të kuptohet farë mirë edhe pa i dëgjuar teksa flasin në foltore, por vetëm duke lexuar jetëshkrimin (cv) e tyre. Instituti i Studimeve Evropiane publikon CV-në e njërit prej deputetëve, por pa dhënë emrin, i cili i ka rënë shumë shkurt pasqyrimit të eksperiencave të tij në punë dhe aktiviteteve shoqërore e politike.

Tek seksioni “eksperiencat në punë”, deputeti shkruan: “Konsulent juridik ndërkombëtar; Koordinator universitar; Drejtues në institucionet e shoqërisë civile.” Asnjë e dhënë më shumë në CV-në e deputetit. As institucionet ku ka punuar dhe as periudha.

Nuk mjafton me kaq, pasi në pjesën e aktiviteteve shoqërore e politike, deputeti shkruan: “Në institucione kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare.”

Sot, personi që ka shkruar këtë CV, ndodhet në Parlamentin e Shqipërisë si deputet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close