Vettingu, përballet me KPK gjyqtari që firmosi urdhër arrestet për grupin Avdylaj

Aktualitet
Vettingu, përballet me KPK gjyqtari që firmosi urdhër arrestet

Bibë Ndreca, anëtar i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të Vettingut. Ndreca, njihet si gjykatësi që firmosi urdhër arrestet për grupin Avdylaj, gjithashtu autorizoi përgjimin e tyre, ku në rrjetë ra edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Për shkak të dosjes së njohur si 339, ku ka dyshime edhe për shitblerje të votave, Ndreca u mor në mbrojtje të posacme, por vetëm pak ditë më parë, përpara se ai të dilte në seancë dëgjimore para institucioneve të vettingut, iu hoq mbrojtja, për arsye që mbeten ende të paqarta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në seancë rezultoi se Ndreca është hetuar vetëm në kriterin e pasurisë, por jo në atë të figurës morale dhe aftësive profesionale. Që në hyrje të seancës, ai tha se nuk kishte patur kohën e mjaftueshme për të bërë mbrojtjenm, ndërsa përfundimi i hetimit vetëm në një kriter cënonte procesi.

Pasi dëgjoi Ndrecën, KPK vendosi ta shtyjë seancën për të datën 3 mars, kohë që e konsideroi të nevojshme për paraqitjen e mbrojtjes, ndërsa rrëzoi kërkesat e tij për rihapje të hetimit në dy kriteret e tjera. Ndërkohë, po këtë të mërkurë u konfirmua nga KPK në detyrë anëtarja e GJKKKO-së, Irena Gjoka.

Ndërsa me 27 shkurt pritet të shpallet vendimi për gjykatësin e karrierës Asim Vokshi, ndërsa në shkallën e dytë të vettingut do të vendoset për fatin e Besnik Canit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT