Kriza politike/ Balla fton PD: Bashkëpunim për Reformën Zgjedhore

Kliko per me shume info

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, thotë se takimi i presidentit me shefin e opozitës nuk përbën asnjë lajm.

Duke folur nga Elbasani, Balla shprehu edhe njëherë gatishmërinë e mazhorancës për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore me kolegët e opozitës brenda dhe jashtë parlamentit.

Kliko per me shume info

“Zgjedhjet kanë qenë terësisht demokratike sakohë që asnjë partie politike nuk i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ky është parimi themelor i funksionalitetit në demokraci.

Është shumë e rëndësishme të rishprehim dhe njëherë gatishmërinë tonë dhe dorën e shtrirë për të bashkëpunuar jo vetëm me kolegët tanë të opozitës parlamentare, por edhe me partitë jo parlamentare.

Lajmi që më thoni ju se Presidenti i Republikës në detyrë takon kryetarin e opozitës për mua nuk përbën lajm”, u shpreh Balla.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here