Merkel kërkon bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve evropiane

Bota

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se ishte koha që brenda Bashkimit Evropian duhej të kishte bashkëpunim më të ngushtë, duke patur parasysh ndryshimet globale në pushtet dhe tensionet që po formësonin axhendën aktuale.

Ajo tha se rivaliteti në rritje mes SHBA-së dhe Kinës, ripërtëritja gjeostrategjike e Rusisë, sikurse edhe largimi i planifikuar i Britanisë së Madhe nga BE, do të kenë pasoja të rënda për të cilat BE duhet të jetë e përgatitur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Blloku europian duhet të përmirësohet edhe nga ana teknologjike”, vazhdoi kancelarja gjermane, ”duke qenë se Evropa ka mbetur pas në lidhje me disa zhvillime të rëndësishme teknologjike”.

Në lidhje me kërkesën e SHBA-së që Gjermania të rritë shpenzimet e saj të mbrojtjes për NATO-n me dy përqind të PBB-së, Merkel tha se Gjermania do ta mbajë premtimin e saj për t’iu afruar këtij qëllimi dhe shtoi se edhe BE ka planifikuar të forcojë politikat e saj të përbashkëta të mbrojtjes.

ME TE LEXUARAT