Aksion i madh në Vlorë, shemben ndërtimet pa leje deri tek tuneli

Aktualitet

Nje aksion i madh kunder ndertimeve pa leje po zhvillohet ne qytetin e Vlores. Drejtori i Kadastres Artan lame ka thene se aksioni të madh për lirimin e hapësirave nga Uji i Ftohtë deri te Tuneli, ku po prishen qindra objekte pa leje.

“Prezenca e policisë aty ka të bëjë me faktin se në Vlorë po bëhet një aksion shumë i madh për lirimin e hapësirave nga Uji i Ftohtë deri te Tuneli. Kjo është pjesa e dytë e aksionit, që përfshin prishjen e qindra objekteve pa leje në këtë zonë. Aty janë njerëz që në papërgjegjshmëri kanë hedhur paratë e tyre, natyrisht që ka pasur konflikte me punonjësit tanë dhe ata të IKMT. Drejtoresha e IKMT është në Vlorë dhe po përballet me situatën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkarkimet nuk kanë lidhje me këtë gjë. Bëhet fjalë për njerëz, siç e kanë vlonjatët, që e kanë gjakun që iu merr flakë kollaj, ndaj ka pasur tensione. Bëhet fjalë për një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme. Ka dhe një problematikë tjetër në Vlorë, që ka të bëjë me atë të pronave, ndaj dhe sherret janë më të mëdha në Vlorë se në Tropojë. Kjo për faktin se në Tropojë nuk ka bregdet, jo se janë burra më të mirë.

Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Mos të krijojmë një rrjet që nuk ekziston. Në këto raste mundohem të qetësohem se dhe unë njeri jam, nxehem, më merr gjaku. Vlonjatët e kanë të vështirë të përmbahen”, tha Lame per news24.

ME TE LEXUARAT