Babai i Neymar: Djali im ishte i lumtur te Barcelona

Sport

Babait të Neymarit ende nuk i ka dalë inati për dështimin e transferimit të sulmuesit brazilian te Barcelona gjatë merkatos së verës.

Sapo i jepet rasti të flasë për mediet, ai këmbëngul se bisedimet mes PSG dhe Barcelonës ende nuk janë mbyllur: “Në kontratën me PSG nuk ka një klauzolë largimi, çka i bën gjërat edhe më të vështira”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Neymar pritet grumbullohet për ndeshjen e radhës në Paris kundër Strasbourgut, por fjalët e babait të tij nuk mund të sjellin qetësi.

Sulmuesi i “Seleçaos” u sulmua nga ultrasit parizienë në ndeshjen e parë të kampionatit dhe këto zëra për largimin e tij drejt Barcelonës, edhe pas përfundimit të merkatos, nuk ndihmojnë për kthimit e qetësisë dhe aktivizimin e tij të shpejtë.

Neymar senior, me fjalët e tij, i hedh më shumë benzinë zjarrit: “Brazilianët duan të jenë të lumtur dhe djali im ishte i lumtur te Barcelona. Është prekur shumë nga fakti që ish-shokët e tij te Barcelona i kërkuan që të kthehej”,

ME TE LEXUARAT