Studentja shqiptare flet nga Wuhani, epiqendra e virusit te gripit në Kinë

Aktualitet
Studentja shqiptare flet nga Wuhani, epiqendra e virusit te gripit në

Një studente shqiptare e cila jeton në Wuhan epiqendrën e gripit vdekjeprurës flet për situatën atje.

Josilda Nreaj i tregoi Top Channel se çdo të thotë të gjendesh në një situatë dramatike ai ajo që është duke kaluar Kina.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë jam mirë faleminderit! Jam studente në Wuhan por për momentin kam marrë një banesë me qira në një provincë tjetër në Xi’an. Universiteti na ka njoftuar të qëndrojmë jashtë Wuhan të paktën deri në datë 15 shkurt”.

Josilda që studion master në Pronësi Intelektuale, thotë se për të ky është viti i saj i parë në Wuhan dhe nuk e fsheh frikën për atë që po shikon dhe përjeton atje.

“Sigurisht që kam pasiguri dhe po përpiqem të përdor çdo masë të mundshme parandaluese gjithashtu jam dhe vetëm në një provincë tjetër ku nuk e di për sa kohë do të qëndroj. Gjithçka ndodhi shumë papritur dhe po përpiqem të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën”

Josilda tha se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në një kampus universitar në Wuhan.

ME TE LEXUARAT