Ramos: Ronaldo? Është një lojtar i madh por jo i vetmi

Sport

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos ka dhënë një prononcim së fundmi për “Gazzeta dello Sport”.

Ramos u shpreh gjatë prononcimit se CR7-ta është një lojtar shumë i madh, po ai ka luajtur edhe me emra të tjerë si Zidane, Raul, apo edhe Casillas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej, Ramos ka shprehur admirimin edhe për të luajtur në Premier League, dhe nuk dihet se ç’do i sjellë e ardhmja.

Cristiano Ronaldo? Ai ishte një ndër lojtarët më të mëdhenj të historisë së Real Madrid, por edhe të futbollit. Mirëpo, unë kam luajtur edhe me lojtarë të tjerë që janë kampionë si Ronaldo Fenomeni, Roberto Carlos, Zinedine Zidane, Casillas, apo edhe Raul.

Do të më pëlqente të luaja në Premier League, sepse është një kampionat që unë gjithmonë e kam admiruar. Gjithsesi, unë asnjëherë nuk e kam marrë në konsideratë për t’u larguar nga Real Madrid. Sidoqoftë, nuk dihet se ç’do të ndodhë në të ardhmen”, është shprehur mbrojtësi.

ME TE LEXUARAT