Spiuni ishte brenda, ne kerkim i afermi, ndihmoi grabitesit e ciftit te bizmesmeneve

Aktualitet
Spiuni ishte brenda, ne kerkim i afermi, ndihmoi grabitesit e ciftit te

Tri ditë pas tentativës së grabitjes së çiftit të biznesmenëve në Tiranë policia ende nuk ka asnjë të arrestuar, por dy të dyshuar, që janë shpallur në kërkim. Sipas burimeve nga policia, i dyshuari i parë është një banor i zonës në Allias me precedent penal, i cili nuk është gjetur në banesë nga kontrollet dhe është shpallur në kërkim, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

I dyti është i afërm i familjes Laze. Ai dyshohet se mund të ketë qenë pjesë e grupit që tentuan grabitjen, pasi njihej me njërin nga punëtorët që çifti i biznesmenëve e kishte marrë në dyqanet e bukës dhe prodhimeve të tjera të brumit që kanë në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autorët që tentuan grabitjen ishin tre, dy u futën brenda për të grabitur, njëri me armë për të kërcënuar dhe tjetri për të kontrolluar, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t'u larguar me shpejtësi, citon shqiptarja. Ata e njihnin mirë shtëpinë, pasi u futën nga hyrja e pasme, pasi te dera kryesore ishin kamerat dhe sistemi i alarmit. Policia dyshon se i afërmi të dhënat për hyrjen në banesë mund t'i ketë marrë nga i njohuri i tij që punonte në biznesin e çiftit Laze.

Çifti i biznesmenëve Petrit dhe Aferdita Laze u plagosën mbrëmjen e së dielës me armë zjarri. Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar, po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve.

ME TE LEXUARAT