Frika e virusit pllakos Italine, e pa degjuar me pare: Boshatisen super-marketet

Bota
Frika e virusit pllakos Italine, e pa degjuar me pare: Boshatisen super-marketet

Koronavirusi, regjistrohet viktima e tretë në Itali. Veriu në ‘karantinë’, 140 të infektuar

Italia po përjeton dy ditë të vështira pas shpërthimit të koronavirusit në disa zona në veri të vendit. Lombardia është një nga zonat më të prekura, teksa rastet në këtë rajon kanë kaluar në mbi 88 persona të infektuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njerëzit janë në panik, pasi qeveria italiane ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Ky fakt ka bërë që qytetarët të dynden drejt supermarketeve duke boshatisur raftet e ushqimeve dhe produkteve të nevojshme për jetesë.

Ora News ka siguruar foto dhe pamje ekskluzive nga Milano, ku shihen se si qytetarët janë dyndur në supermarkete duke blerë produktet e nevojshme për jetesë.

Veriu i vendit duket në situatë paniku, teksa autoritetet kanë theksuar nevojën e marrjes së masave parandaluese, ku ndër to është edhe kufizimi i lëvizjeve dhe daljeve në publik.

ME TE LEXUARAT