Vendoset pas 5 vitesh, targat shkojnë për skrap

Aktualitet

Prej 5 vjetësh, jo pak, por plot 163 mijë targa të dëmtuara ishin në Drejtorinë Rajonale të Transportit të Shërbimit Rrugor në Durrës, duke u kthyer në një problem serioz për vijëmësinë e punës. Pas verifikimeve është marrë vendimi, që kjo sasi targash të dëmtuara të dërgohen për skrap.

Të mbetura të palistuara, të paverifikuara e të paprera, mal llamarine, më në fund, për to është vendosur një zgjidhje, fakt që e ka bërë public në rrjetin social facebook, drejtori i përgjithshëm i Tranportit Rrugor shqiptar, Blendi Gonxhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në postimin e tij, që e shoqëron edhe me foto, Gonxhe thotë se ankandet dështonin se asnjë subjekt nuk afrohej në atë gjendje. Sipas tij, brenda 8 muajve të vitit 2019 është kryer kontrolli, listimi, peshimi, prerja dhe ambalazhimi dhe konform Kodit Rrugor, neni 102, pika 1 u tërhoqën nga gjendja rifuxho 163 mijë targat, e përkthyer në plot 30 ton skrap!

Jo vetëm kaq, por është kryer edhe ankandi ligjor dhe lidhur kontrata e shitjes, duke gjeneruar të ardhurat për Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit rrugor.

ME TE LEXUARAT