Basha letër zyrtare 2 kompanive të ‘Milot-Balldren’ dhe bankave që i financojnë

Politikë

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një dalje për mediat paralajmëroi ashpër deputetët të cilët do të votojnë sot pro rrëzimit të dekretit të Presidentit Meta për koncesionin e rrugës Milot – Balldren.

“Do të përgjigjeni para SPAK dhe BKH“, tha ai prerë ndërsa një paralajmërim të fortë bëri dhe për 2 kompanitë të cilat kanë fituar tenderin e ndërtimit të këtij aksi AKN dhe Xhikuria-s

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ditën e nesërme AKN dhe Gjikuria do të paralajmërohen zyrtarisht nga Partia Demokratike për pasojat që do të kenë, si subjekt i ligjit antimafia, se çfarë do të ndodhë me to ditën e parë që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të vijnë në pushtet. Një letër e ngjashme do tiu dërgohet dhe bankave tyë nivelit të fdytë që do të japin kredi pëqr këto projekte. Ora po afron, është mundësia e fundit për ata individë që ndjejnë përgjegjësi përpara fëmijëve të tyre, që të mos bëhen pjesë e kësaj vjedhje, përndryshe i pret i njëjti fat si padronin e landfillit“, u shpreh Basha.

Sot në Kuvend pritet të rrëzohen 8 dekretet e Presidentit Meta, projektligje të kthyera mbrapsht prej tij, të gjetura me parregullsi dhe shkelje, ku një prej tyre është dhe koncesioni për rrugën Milot – Balldren:

Tetë dekretet e Presidentit që pritet që të rrëzohen sot në Kuvend

1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit

2. Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare

3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore

4. Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit

5. Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat

6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat

7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren

8. Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

ME TE LEXUARAT