Biznesmeni del me makeup në emision: Meshkujt shqiptarë s’kanë shans me mua

Soft

Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani bëri bujë të madhe në media kur i ftuar në emisionin ‘Opinion’ pranoi hapur bindjen e tij seksuale.

Ishte thjesht një deklaratë e hapur në një debat në “Opinion” ajo që u kthye në furtunë komentesh e reagimesh në rrjetet social. Ai pranoi hapur prirjet e tij homoseksuale.

Por nuk kaloi qetësisht. Menjëherë më pas lajmet në portale, reagimet në rrjetet sociale e kthyen në temë dite, madje edhe me sulme e akuza, siç mund të pritet në të tilla raste në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e sotme biznesmeni shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, ku u shfaq në emision i lyer me makeup. Ai u shpreh se u bë nami për foton ku ai shfaqej duke u lyer me buzëkuq, por e vetmja gjë që ai donte të përcillte me foton ishte një mesazh për t’i trajtuar të gjithë njësoj.

Gjatë emisionit Eltoni u pyet nga Rudina edhe për jetën e tij personale dhe lidhjet e dashurisë. Biznesmeni u shpreh se nuk beson tek dashuria, por e quajti “formë dashurie” lidhjen e tij me një turk-qipriot.

“Nuk besoj se do të kem të dashur që ta prezantoj në nivelin e të dashurit tim të parë dhe të vetëm. Çunat shqiptarë nuk kanë shanse se janë shumë larg mentalitetit tim. Mendoj që unë duhet të dua veten më shumë dhe të dua atë që unë bëj”, u shpreh Eltoni.

ME TE LEXUARAT