Refuzimi i kandidaturës së Petraq Milos/ Panariti: I papershtatshëm për në KLSH

Politikë

Pas reagimeve nga presidenca, mbi refuzimin që Parlamenti i bëri sot kandidaturës së Petraq Milos për kreyetar të KLSH, reagon edhe ish ministri Edmond Panariti.

Përmes një postimi në Facebook, Panariti shprehet ndër të tjera se, ky refuzim tregon më së miri nivelin tonë të përfaqësimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të refuzosh propozimin e presidentit për Prof. Petraq Milon, si kandidat për kreun e KLSH eshte "mjerim" i vendim marrjes dhe shperdorim flagrant i vlerave dhe kapaciteteve të profesionisteve të talentuar dhe me integritet”, shkruan ndër të tjera Panariti.

Postimi i plotë i Edmond Panaritit:

"Nje refuzim, i cili flet shumë për nivelin tonë të perfaqesimit! Të refuzosh propozimin e presidentit për Prof. Petraq Milon, si kandidat për kreun e KLSH eshte "mjerim" i vendim marrjes dhe shperdorim flagrant i vlerave dhe kapaciteteve të profesionisteve të talentuar dhe me integritet.

Prof Milo eshte doktor i shkencave ekonomike i akorduar nga CERDI Auvergne i Universitetit te Clermond Ferrand. Për ata që nuk e dine, CERDI eshte furnizuesi kryesor frankofon me profesioniste dhe personalitete te spikatur i institucioneve të Breton Woods si Banka Boterore dhe FMN . Per keto institucione ka punuar edhe Prof. Milo.

Sigurisht Prof Milo eshte i pershtatshem per ne Breton Woods, por i papershtatshem per ne KLSH sepse keshtu gjykon dhe vendos shablloni i votes me komande!".

Gjatë seancës së sotme plenare, socialistët në Parlament e cilësuan të papërshtatshme kandidaturën e Petraq Milos për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

ME TE LEXUARAT