Soft

Kjo është vajza dyvjeçare që i mori pa dashje jetën të ëmës

Një nënë e re ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare për shkak një incidenti që rezultoi fatal.

Yulia Sharko ndërroi jetë në mënyre tragjike pasi i mbeti qafa në një dritare që po mbyllej automatikisht. 21-vjeçarja ishte duke u munduar ta nxirrte vajzën e saj dyvjeçare nga dritarja gjysmë e hapur e makinës, por në atë moment fëmija bëri një lëvizje të rrezikshme.

Ajo shtypi butonin që e mbyll dritaren në mënyrë automatike duke i marrë frymën të ëmës që e kishte qafën brenda.

Ishte bashkëshorti, Artur i cili e gjeti 21-vjeçaren pa shenja jete pas incidentit të frikshëm.

Ai e theu dritaren për ta liruar dhe e nxori Yulia-n nga makina. Më pas Arturi mori në telefon ambulancën dhe e reja u transportua me urgjencë për në spital.

Yulia, nga Žabinka, ndërroi jetë 8 ditë pas incidentit tragjik si pasojë e dëmeve të mëdha që kishte marrë në tru nga mungesa e oksigjenit.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close