10 pyetjet e Vasilit/ 'Ramashtagu dështoi të digjte parlamentin, por dogji përfundimisht prokurorinë'

Aktualitet

Nënkryetari i LSI, Petrir Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se, informacioni i bërë publik nga presidenti Ilir Meta gjatë Komisionit Hetimor Parlamentar për sulm ndaj institucionit të Kuvendit, ka djegur përfundimisht institucionin e prokurorisë.

Vasili ngre edhe 10 pyetje, sipas të cilit, “djegin” prokurorinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Lajmi më i rëndë i dëgjuar ndonjëherë për rrezikun e djegjes së parlamentit, ka djegur njëherazi në vetëm pak çaste prokurorinë shqiptare", shkruan ndër të tjera nënkryetari i LSI.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

10 pyetje pa pergjigje dhe Ramashtagu,qe dogji perfundimisht prokurorine!

Lajmi me i rende i degjuar ndonjehere per rrezikun e djegjes se parlamentit, ka djegur njeherazi ne vetem pak çaste prokurorine shqiptare.

Edhe perpara se ky lajm te behej publik, Presidenti ne momentin e Dekretimit te anullimit te zgjedhjeve me 8 qershor kishte theksuar se nje motiv shume i forte per marrjen e ketij vendimi ishte siguria kombetare.

Ne arsyet e dekretit te anullimit te zgjedhjeve thuhej:

"Presidenti i Republikës, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka vënë re se sjellja e aktorëve politike në vend, ka krijuar një klimë të theksuar konflikti që rrezikon stabilitetin e e rendit publik, çka do të përbënte rrezik edhe për vet sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe do të defaktorizonte rolin e vendit tonë si faktor paqe e stabiliteti në rajon"

"zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e një situate të tensionuar politike krijon rrezikun e një konflikt civil, gjë e cila përbën rrezik serioz për dëmtim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve, stabilitetin demokratik të vendit, unitetin e popullit dhe rendin kushtetues" vazhdonte Presidenti.

Pas gjithe argumentimi shume serioz te Presidentit ka 10 pyetje qe e"djegin" prokurorine:

1.Cfare beri prokuria shqiptare ne kushtet e nje paralajmerimi te tille shume serioz ne ate kohe?

2.Kush e ndaloi prokurorine qe te komunikonte menjehere me Presidentin dhe Kryeministrin pas dekretit te anullimit nga Presidenti me qellim hetimin dhe zbardhjen e faktoreve dhe aktoreve, qe rrezikonin rendin publik dhe kushtetues?

3.Si eshte e mundur qe prokuroria e treguar aq e shpejte ne arrestimin e protestuesve dhe drejtuesve te opozites qendroi duarlidhur perpara nje situate dhe rreziku kaq te madh per vendin?

4.Cfare beri prokuroria pas berjes publik nga Presidenti te lajmit per rrezikun e djegjes se parlamentit perpara komisionit hetimor?

5.A komunikoi prokuroria me Kryeministrin per nje lajm te tille shume te rende?

6.A verifikoi qe nje informacion te tille e kishte marre edhe kryeministri?

7.A i zbardhi veprimet e mosveprimet e Kryeministrit pas marrjes se informacionit?

8.A komunikoi Kryeministri me prokurorine pas marrjes se informacionit ne ate kohe?

9.A e kerkoi Kryeministri ndihmen e prokurorise per zbardhjen e kesaj ceshtjeje shume te rende dhe ne se jo,per cfare arsye nuk e beri?

10.A filloi prokuroria ceshtje kryesisht menjehere pas publikimit te lajmit nga Presidenti ne Komisionin Hetimor?

Sigurisht qe Ramashtagu dhe prokuroria jane nje.

Ne te kundert te gjithe pyetjet e mesiperme do te kishin marre pergjigje me kohe dhe nuk do te kishte asnje nevoje qe Presidenti ta bente publik nje lajm te tille dhe vendit do ti ishte kursyer turpi i zi i 30 qershorit.

Po Ramashtagu ishte vazhdimi kriminal i strategjise se provokimit,demonizimit dhe asgjesimit te opozites per te vazhduar te qete vjedhjen dhe korrupsionin si dhe qe trafikantet e kriminelet kliente te qeverise te vazhdonin te paprekur punen e tyre.

Sot prokuroria eshte ne pozicionin me negativ dhe me te shemtuar te historise se ekzistences se saj.

Si peng i 69 votave antikushtetuese te Arta Markut shqiptaret po paguajne sot haracin e pandeshkueshmerise se krimineleve ne qeverisje dhe perqark saj,qe vjedhin qindra milion euro ashtu si sot ne parlament me koncesionet e rrugeve Milot -Balldren dhe Orikum- Dukat.

Ramashtagu deshtoi te digjte parlamentin,por dogji perfundimisht prokurorine.

ME TE LEXUARAT