BE tremb politikanët: Japim 42 milionë euro për BKH dhe SPAK që të hetojnë zyrtarët

Kliko per me shume info

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca iu ka bërë thirrje palëve politike që të ulen në dialog për të zgjidhur krizën aktuale politike duke nisur madje me diçka konkrete siç është reforma zgjedhore.

Gjatë prezantimit të fondeve në kuadër të programit IPA 2, Soreca tha se 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të futet në BE dhe kjo është arsyeja përse palët duhet të futen në dialog.

Kliko per me shume info

“Ju e dini që ne ju kemi kërkuar partive politike që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në një dialog të tillë. Janë të shumta e të shumta thirrjet për dialog muajt e fundit. Me lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore.

Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe kjo është edhe e nevojshme pasi do të sillte një gjë që ishte shumë e rëndësishme edhe për qytetarët, duke folur për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Kjo do bëhet në një mënyrë të drejtë, por edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Çelja e negociatave do të ndihmonte edhe sa i përket dialogut dhe më lejoni të them që 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të bëhet shtat anëtar i BE. Këta janë 91% e qytetarëve shqiptarë që i përkasin të gjithë spektrit politik në Shqipëri që do të thotë që të gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog”, deklaroi Soreca.

Ai theksoi më tej se presin me padurim ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë si SPAK dhe BKH.

“…42 mln euro për t’u siguruar që Reforma në drejtësi do të vazhdojë dhe ajo është e ardhmja duke përfshirë këtu 34 mln me anë të të cilave i jepet një kontribut i drejtpërdrejt buxhetit të Shqipërisë dhe këto fonde janë bazuar plotësisht në rezultatet e strategjisë së drejtësisë. Sa më shumë zbatohet kjo strategji, aq më shumë para do të kalojnë. Për këtë arsye e nxis qeverinë shqiptare që me anë të koordinatorit kombëtar të IPA-s po kështu çdo aktor dhe çdo institucion që të përmbushin angazhimet e kësaj strategjie dhe të japin rezultate të plota për reformën.

Mbështetja mbulon të gjitha fushat dhe institucionet e sistemit e sistemit të drejtësisë. Po ashtu vjen në një moment shumë të rëndësishëm dhe të bërë të mundur dhe për të siguruar pra ngritjen e shpejtë dhe të plotë të institucioneve të reja dhe ne më padurim e presim këtë gjë.

Ndërkohë që një element tjetër kyç i rëndësishëm i këtij programi është lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Javët dhe muajt në vijim do të jenë kyçe për Shqipërinë pasi jemi shumë afër krijimit të SPAK dhe BKH. Gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm dhe ata që punojnë në fushën e sundimit të ligjit po diskutojnë tashmë se si mund të ndiqet në mënyrën më efikase lufta kundër korrupsionit dhe ndaj krimit të organizuar. Qytetarët shqiptarë me të cilët bisedoj e shoh që kanë shpresa shumë të mëdha dhe e dinë që këto gjëra të reja dhe reforma në drejtësi do të kenë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e tyre dhe ky është edhe mendimi i BE. 20 mln euro në dispozicion të prokurorisë për të arritur rezultate në goditjen e rrjeteve kriminale.

Ajo që dëshiroj të them është që partneriteti ynë shkon tej zbatimit të ligjit. Si mjedisi dhe përmirësimi i infrastrukturës. 6 mln euro do të jepen për rehabilitimin e Bylisit këtij vendi kaq unik për Shqipërinë dhe Europën. Pra nuk ka kohë për të humbur. Reformat duhet të ecin përpara dhe duhet të fillojnë përgatitjet për Ipa 3. BE do të vazhdojë të jetë partneri nr 1 i Shqipërisë dhe do presin që Shqipëria të kthehet në familjen në të cilën ka qenë gjithnjë pjesë’, deklaroi Soreca.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here