Politika

Belba i përgjigjet Rirës: Bashkëpunëtorët e tu të afërt kanë nisur të flasin

Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit Miranda Rira i është përgjigjur Nuri Belbës, i cili e kallzoi paraditen e sotme për shpërdorim detyre, në rastin e ndërtimit të fushës së sportit duke e krahasuar edhe me ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili.

Ndërkohë ka ardhur sërish reagimi I Nuri Belbës i cili ka hedhur akuza të forta ndaj paraardhëses së tij duke e akuzuar për dëme që iu ka bërë qytetarëve dhe favoreve në interesin e saj personal.

“Por ashtu siç e kemi paralajmëruar edhe gjatë fushatës se sapo të vinim në krye të detyrës do të bëjmë një auditim të thellë mbi çdo procedurë të dyshimtë të denoncuar edhe në media kombëtare”, shkruan mes të tjerash Belba duke e paralajmëruar se ky kallëzim është vetëm fillimi i auditimit dhe hapjes së dosjeve “korruptive” të bëra gjatë 4 viteve të kaluara.

“Për ty kam vetëm keqardhje pasi edhe “bashkëpunëtorët” e tu më të afërt kanë filluar të nxjerrin sekrete mbi ato që ke bërë por ta dish se për çdo shkelje të ligjit do të përballesh vetëm më ligjin”, shkruan kryebashkiaku i ri i Prrenjasit.

Reagimi i plotë:

Ashtu siç pritej nga të gjithë ish “pseudokryetarja” e 4 viteve të shkuara dëm për qytetin e Prrenjasit ka reaguar duke hedhur “baltë” e “helm” mbi kallëzimin që ne si bashki i kemi bërë ditët e fundit. Natyrisht që një reagim i tillë do të vinte pasi ajo e di shumë mirë se çfarë “punësh” ka bërë në dëm të qytetarëve dhe në interes personal dhe familjar të saj. Por ashtu siç e kemi paralajmëruar edhe gjatë fushatës se sapo të vinim në krye të detyrës do të bëjmë një auditim të thellë mbi çdo procedurë të dyshimtë të denoncuar edhe në media kombëtare. Sigurisht kjo nuk i pëlqen por ne nuk e bëjmë për të sulmuar atë, personalisht(familjarisht) edhe pse ka shumë gjëra për të sulmuar por sepse kemi dhënë fjalën tek qytetarët e kësaj bashkie se do ti kthejmë çdo qindarkë të marrë në rrugë korruptive dhe cilido qoftë që ka firmosur do të përgjigjet përpara ligjit. Natyrisht që ky kallzim për procedurat e ndjekura për këtë çështje të paraqitura më poshtë më foto është vetëm fillimi i auditimit dhe hapjes së dosjeve “korruptive” të bëra gjatë 4 viteve të kaluara. Unë personalisht nuk do të bie asnjëherë në “llumin” ku ti je zhytur e nga ku nuk di ç’të nxjerr goja por të siguroj se për çdo çështje të dyshimtë do të përballemi në organet e drejtësisë. Për ty kam vetëm keqardhje pasi edhe “bashkëpunëtorët” e tu më të afërt kanë filluar të nxjerrin sekrete mbi ato që ke bërë por ta dish se për çdo shkelje të ligjit do të përballesh vetëm më ligjin. Sa i përket atyre që thua jam krenar që kam mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare më Edi Ramën por edhe mbështetjen e pakursyer të kreut të grupit parlamentar z.Taulant Balla për të bërë punë të mira për komunitetin e kësaj bashkie që drejtoj dhe jo për vete e farefisin tim siç bëre ti 4 vite rresht. Për këtë gjë jam votuar e kam marrë një mbështetje masive gjë të cilën do t’jua shpërblej qytetarëve çdo qindarkë të shkuar dëm dhe do të dorëzoj para drejtësisë çdo akt korruptiv të kryer nga ju gjatë qeverisjes duke e kthyer bashkinë Prrenjas në model transparence.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close