Conte: Po hedhim themelet e Interit të ri

Kliko per me shume info

“Ndeshja e jetës është nesër”, – thotë Antonio Conte. Trajneri i Interit nuk bën plane afatgjata, përpara një “cikli të tmerrshëm” ndeshjesh, mes Champions-it, derbit, Barcelonës dhe Juventusit: “Nuk është çështje e matjes së ambicieve tona, përkundrazi, do të duhet të përpiqemi, të bëjmë çmos, të mendojmë nga ndeshja në ndeshje, hap pas hapi, që të përballojmë gjithçka me përqendrimin maksimal. Ne duam ta ruajmë entuziasmin e lartë, por duhet gjithçka me dozën e duhur. Udinese është një ekip i shkëlqyer, do të duhet të jemi të kujdesshëm”.

Kush e priste që Sanchez të bëhej menjëherë pjesë e planeve të trajnerit zikaltër? Conte mendon kështu: “Ai është një lojtar i fortë, ka cilësi, shpejtësi, forcë dhe qëndrueshmëri. Në dy vitet e fundit, megjithatë, diçka i ka ndodhur. Unë duhet ta kthej atë përsëri në normalitet. Sanchez duhet të jetë ai, për të cilin kemi nevojë. Nevojitet të përshtatet me idenë tonë të lojës, por kjo është puna ime. Alexis ka filluar ta kuptojë identitetin e lojës sonë, ndaj kur të jetë gati do të na japë një ndihmë të madhe”.

Kliko per me shume info

Një dorë, që tashmë ka emrin e Romelu Lukaku: “Ai hyri në planetin e Interit me disponueshmëri të madhe. Pjesa tjetër e grupit e kuptoi menjëherë, ai u ingranua në mënyrën më të mirë. Romelu ka cilësi si futbollist dhe njeri. Gjatë lojës nuk mendon se duhet të shënojë vetë gola, por për skuadrën. A do të jetë golashënues më i mirë se Ronaldo? Romelu mendon të punojë dhe të bëjë mirë për ekipin tonë. Në fund, sa do të ketë shënuar, e tregon fusha e lojës”.

Conte ndihet mirë me atmosferën e krijuar në kampin zikaltër: “Rreth nesh ka entuziasëm, kjo është pozitive. Ky entuziazëm duhet të vijë për faktin se tifozët tanë shohin se po hedhim themelet e diçkaje të rëndësishme, të Interit të ri. Kjo shkon përtej rezultatit. Klubi ka ide të qarta, shumë lojtarë të rëndësishëm kanë mbërritur, të tjerë janë larguar. Interi është skuadra, ndër më të mëdhatë, që ka ndryshuar më shumë se gjithë të tjerët: 10 lojtarë, përveç trajnerit. Mund të ketë një periudhë rregullimi. Kjo ishte pikëpyetja jonë, por tashmë duhet ta bëjmë atë një pikëçuditëse. Po e përvetësojmë shpejt idenë që kemi për futbollin, koha luan në favorin tonë”.

Ish-trajneri i Juventusit, tashmë ka hyrë në zemrat e tifozëve zikaltër: “Unë jap gjithçka për klubin që përfaqësoj dhe për historinë e tij, përpiqem të transmetoj të njëjtën gjë te lojtarët”. Mbyllja e konferencës bëhet me Icardi, që nesër pritet të debutojë në Ligue 1: ”Unë i uroj përvojë të mirë në Paris, por nuk është më pjesë e Interit. Në shenjë respekti për të dhe lojtarët e mi, nuk them asgjë më shumë”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here