Dora Bakojanis: Situata me Shqipërinë është përkeqësuar

Aktualitet

Deputetja e ND, Dora Bakojanis në fjalimin e saj para Komitetit të Përhershëm për Mbrojtje dhe Punë të Jashtme të zhvilluar ditën e sotme në Greqi, ka folur për marrëdhëniet e shtetit të saj me Shqipërinë.

Ajo ka theksuar se kohët e fundit marrëdhëniet me vendin tonë janë në një sityuatë të përkeqësuar duke i quajtur të pakrahasueshme me ato që kishim vite më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bakojanis ka kujtuar marrëveshjen midis dy qeverive të firmosur sipas saj nga Kostas Karamanlis, duke argumentuar se për shkak se Greqia nuk i plotëson dot kërkesat e shqiptarëve, duhet të bëhen përpjekje për ta ruajtur atë marrëveshje, që ndryshe mund të përjkthehet se nuk do të ketë mbështetje nga ana e shtetit fqinj pa arritur një marrëveshje me ta.

“Situata me Shqipërinë është një situatë që është përkeqësuar qartë vitet e fundit. Nuk ka asnjë krahasim me Shqipërinë sot, në krahasim me marrëdhëniet që kemi pasur më parë, kur kemi nënshkruar marrëveshjen e qeverisë me Kostas Karamanlis. Mendimi im është se kjo marrëveshje nuk duhet të braktiset. Ajo u braktis kryesisht nga qeveria e mëparshme në përpjekje për të kërkuar një marrëveshje të re.

Në çdo rast, si bazë e marrëveshjes, ne duhet të bëjmë një përpjekje për ta ruajtur atë, veçanërisht tani që shqiptarët kanë kërkesa nga qeveria greke. Për shkak se mundësitë nuk janë shpesh të pranishme në politikën e jashtme, tani që na duhen, bisedat neto do të sjellin rezultate të qarta ”, deklaroi Bakojanis.

Kujtojmë se Dora Bakojanis ka qenë minister e Jashtme e Greqisë për një periudhë kohore./ Burimi: Sofokleousin.gr

ME TE LEXUARAT