I vranë djalin në punë, ‘britma’ e heshtur e babait: I morën ëndrrat, ç’më ka ngelur më mua?!

Kliko per me shume info

Baftjar Çela e ka të vështirë të flasë…Vrasja e të vetmit të familjes, djalit të tij 26-vjeçar ka mbyllur derën e shtëpisë. Por megjithatë ai gjen forcë të flasë në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Thirrja e tij është e heshtur por plot me dhimbje, tronditje, vuajtje e madje dhe mesazh për drejtësinë. Indriti nuk është më. “I morën ëndrrat”, thotë i ati i teknikut të kondicionerëve që u vra më 22 gusht në mes të Tiranës, teksa tregon si e mori lajmin e rëndë.

“Kam folur një ditë më parë me Indritin. Një javë më parë e kisha në shtëpi, ishim në dasmë tek motra, më çoi dhe më mori dhe më tha do kthehem në tiranë i thashë nuk do ikësh natën. iku pas disa orësh bashkë me nipin, e telefonoja i thoja kujdes rrugës. Pas ca ditësh më mori dhe kërkoi të vinte nëna. Në datë 21 ka qenë në Tiranë, u përqafua me motrën nusen nënën dhe sa vijnë në Fier marrim vesh lajmin.

Kliko per me shume info

Kur erdha këtu me tha doktori që djali është vrarë me armë. Nuk ka më…Kriminelë janë këta që merren me drejtësinë. Çfarë drejtësie është kjo, të vrasësh njeriun në punë që është rast i rrallë. Hajde nuk kam as fjalë të them, një padrejtësi, një pafytyrësi, një pasiguri në këtë vend, mos o Perëndi. T’i marrësh jetën një të riu në punë e sipër dhe dalin ca fytyra e flasin pa ndjenjë njerëzore. Ç’të them unë më.

Shpirti më ka ngelur mua dhe gruas që si po qëndroj…S’kam ç’të të them më…S’kanë një pikë ndjenje këta njerëz që i mbrojnë…I morën ëndrrat atij djali, në moshën më të bukur. Mua më prenë krahët e shpresës, ç’më ka ngelur më mua? S’më ka ngelur asnjë shpresë, nuk kam më asnjë lloj besimi”, rrëfen babai.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here