Kosnett godet partitë politike: Kanë futur kandidatë për deputet me aktakuza!

Kosovë&Rajon

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka pyetur se si qytetarët mund të marrin seriozisht partitë, që në listat e tyre zgjedhore kanë kandidat deputet me aktakuza.

Përmes një shkrimi në twiter, ai ka thënë se në lista janë futur kandidatë me aktakuza, dënime për sulme e korrupsion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Si ka mundësi që qytetarët të marrin seriozisht përkushtimin e partive për sundim të ligjit kur ato kanë futur në listat për kandidatë individë me aktakuza aktive, dënime për krime lufte dhe sulmet, dhe të sanksionuar ndërkombëtarisht për krime të luftës dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnett.

ME TE LEXUARAT