Politika

Kryemadhi: Rama manipuloi fotot në Berlin

Në kulmin e debatit për reformën zgjedhore, edhe LSI ashtu si PD nuk e sheh problemin e krizës politike te sistemi.

Monika Kryemadhi e ftuar në RTV Ora thotë se problemi është kriminalizimi i votës dhe Kuvendit.

Kryemadhi: Çfarë ka të keqe reforma zgjedhore, ne kemi diskutuar 6 vjet për reformën zgjedhore. Janë disa variante që do të vendosen me një vendim politik. Ne e kemi provuar edhe sistemin mazhoritar dhe me korrektim proporciopnal, proporcional rajonal. Problemi nuk qëndron te sistemi por kriminalizimi i votës dhe parlamentit. Në 2008 kemi bërë një grevë urie dhe kërkonim lista ta hapura.

Kryemadhi thekson se para së gjithash, PS është e para që nuk ndryshon sistemin.

E pyetur nëse mazhoranca mund të marrë votat e opozitës në Kuvend për të kaluar në mënyrë të njëanshme reformën zgjedhore, Kryemadhi shprehet:

Kryemadhi: Mund ta bëjnë po problemi është sa legjitimë janë ata deputetë. Është shkelur Kushtetuta dhe rregullorja se janë tërhequr jo 60 deputetë por 190 deputetë. Së dyti vakancat bëhen çdo 1 muaj nga një deputet, duhet të kalonin 6 vjet derisa të bëheshin vakancat e plota.

Kryetarja e LSI-së thekson se Shqipëria vuan mungesën e institucionit të dialogut.

Kryemadhi: Mungesa e dialogut politik ka bërë që të jemi ku jemi sot. Pse jemi në një krizë politkke, ekonomike, shoqërore,njerëzore? Nuk ekziston institucioni i dialogut në Shqipëri. Mungesa e institucionit të dialogut ka sjellë gjithmonë që pasi është qelbur muhabeti, pasi është shkatërruar çdo institucion ne themi të ulemi në tryezë të shpëtojmë njërin apo tjetrin.Dialogu nuk është thjesht zgjidhje dhe marrëveshje me njërin apo tjetrin.

Kryetarja e LSI-së, deklaroi gjithshtu se në takimin e kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel ka pasur manipulim fotosh.

Monika Kryemadhi: Çdo ditë që më shumë Shqipëria largohet nga negociatat aq më shumë do të rritet distancimi, vuajtja, varfëria e shqiptarëve. Pra historia e negociatave është e lidhur ngushtë me ekonominë shtëpiake të çdo shqiptari. Hapja e negociatave do të thotë që shqiptarët do të kenë një shans apo mundësi për të jetuar më mirë. Do të kenë mundësi për të shkolluar fëmijët e tyre më mirë, do të kenë një shëndetësi më të mirë, do të kenë një sistem drejtësie të pavarur që do t’ju shërbejë për të luftuar kundër padrejtësive. Shpresoj që deri në datën 18 kur të jepet vendimi përfundimtar Shqipëria të marrë një raport pozitiv sepse do të ishte një shpresë dhe një dritë jeshile për shqiptarët.

Zyra e kryeministrit është një zyrë propagande që funksionon për evidentimin e pamjes artistike të kryeministrit.

Pyetje: Ne nuk e dimë dhe nuk është bërë publike ajo që ka diskutuar Rama në takimin me Merkel.

Monika Kryemadhi: Unë nuk di nëse në të vërtetë ambasadori shqiptar është nxjerrë në atë takim.

Pytje: Por në një foto të nxjerrë nga zonja Merkel, publikuar vetë nga zyra e saj ku Rama i dhuron një libër pikturash.

Monika Kryemadhi: Dhe nga zyra e kryeministrit është shpërndarë një foto ku Rama me kancelaren Merkel përshëndesin publikun me dorën ngritur. Në fakt nga zyra e kryeministrit shpërndahet një foto me xhaketë të kuqe të kancelares dhe ndërkohë nga zyra e kancelares shpërndahet një foto me xhaketën blu kancelarja.

Pytje: Mendoni se është bërë një manipulim fotosh ng ana e stafit të kryeministrit?

Monika Kryemadhi: Sigurisht, as nuk kam pikën e dyshimit. Nuk është ky problemi a do t’i sjelli kjo bukë shqiptarëve.

Pytje: Pse duhet ta ketë të nevojshme kryeministri që të manipulojë një takim?

Monika Kryemdhi: Sepse unë mendoj që kryeministri mendon që ne duhet të merremi sot me takimin e dështuar apo të suksesshëm të kryeministrit me kancelaren dhe të mos merremi me 400 milion eurot që u vodhën dje në parlamentin shqiptar. 400 milion euro janë para që vidhen drejtpërdrejtë nga xhepi i shqiptarëve./Ora News

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close