Politika

Nishani: Meta nuk shkarkohet, ‘Venecia’ përpjekje e shumicës për justifikim

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, njëkohësisht edhe ish-presidenti, Bujar Nishani thotë se thirrja e Komisionit të Venecias për këshillim mbi nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta, është një përpjekje e shumicës socialiste për të justifikuar faktin që nuk mund ta shkarkojë Presidentin.

‘Presidenti ka ushtruar një tagër kushtetues, për të shfuqizuar një dekret të mëparshëm, pra është një procedurë rutinë. Por përfshirja e Komisionit të Venecias është një akt po aq i shëmtuar sa ç’ishte ngritja e komisionit për shkarkimin e Presidentit.

E dinte edhe Kryeministri që Venecia nuk mund të pranonte shkarkimin e Presidentit. Por e ka përdorur këtë komision për të gjetur një rrugëdalje nga veprimi i turpshëm, duke krijuar një precedent jo vetëm të shëmtuar, por edhe të rrezikshëm politikisht, për të sulmuar institucionalisht Presidentin e Republikës’, u shpreh Nishani, në lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin informativ të orës 13:00 në A2.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close