Politika

Taktika që fundosi Pjetrin/PD pyet Babanin: Çfarë të kujton data 4 Prill 1994?!

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës deklaroi se “nuk kam qenë i dënuar, nuk i kam bërë as 24 orë burg”, por Partia Demokratike e sfidon, duke i kërkuar Babanit një shpjegim publik se çfarë i kujton data 4 prill 1994?!

Nëse marrim për bazë taktikën që ndoqi PD-ja me Valdrin Pjetrin, atëherë kjo datë i bie të jetë data e arrestimit të Babanit në Itali.

Përmes një statusi në facebook, numri II i PD-së, Gazment Bardhi tha se: “ Propaganda nuk mund ta mbulojë heshtjen e Edi Ramës për kriminelin e tij të Vaut të Dejës, Mark Babani. Njësoj si për Valdrin Pjetrin e Shkodrës, për Agim Kajmakun e Vorës, Edi Rama po fshihet edhe për Mark Babanin.
Kandidati i Edi Ramës ka mashtruar publikisht me formularin e dekriminalizimit dhe ai duhet të dalë para drejtësisë për këtë.

Është fakt se Mark Babani është arrestuar, dënuar e dëbuar nga autoritetet italiane dhe ai nuk e ka deklaruar këtë. Provat për këtë janë të pakundërshtueshme dhe prokuroria mjafton të ketë vullnetin t’i marrë në dorëzim ato.

Edi Rama dhe kandidati i tij për Vaun e Dejës duhet të sqarojnë publikun se çfarë i kujton data 4 Prill 1994.

As mashtrimet publike të Mark Babanit dhe as heshtja e Edi Ramës nuk e ndryshon dot të vërtetën”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close