Ushqimet që janë më të dëmshme se konsumimi i duhanit

Soft

Dietat e pabalancuara mund të vrasin më shumë njerëz sot sesa konsumimi i cigares.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mungesa e shumë vitaminave dhe ushqyesve të duhur mund ta dëmtojnë seriozisht shëndetin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sidoqoftë, disa ushqime që ne i përfshijmë në mënyrën e ushqyerjes mund të jenë shkatërrues për shëndetin tonë.

Më poshtë gjeni disa prej ushqimeve që janë tejet të dëmshëm për shëndetin tonë, por që nuk e kemi ditur.

Ushqimet dietale

Edhe pse të përbëra me ushqyes, disa prej këtyre ushqimeve janë tejet të përbëra me sheqer. Andaj duhet të keni kujdes kur zgjedhni ushqime të tilla, sepse shumica prej tyre kanë të shtuar sheqerna.

Ushqimet që nuk përmbajnë yndyrna

Në shekullin e fundit një diet pa yndyrna ka bërë ‘boom’, kështu që në vend përdorimi të ushqimit që përmbajnë yndyrna, janë konsumuar ushqime me sheqerna të shtuar. Tani ekspertët rekomandojnë që duhet të konsumoni ushqime të cilat janë të pasura me proteina dhe yndyrna të shëndetshme.

Buka e bardhë

Tashmë është e ditur, buka e bardhë nuk është e shëndetshme për shëndetin, por sa prej nesh e kemi dëgjuar këtë këshillë, shumë pak. Nëse doni të keni një peshë të shëndetshme si dhe një shëndet të mirë duhet të hiqni dorë nga buka e bardhë dhe të kaloni në bukë e zezë që përmban më shumë fibra.

ME TE LEXUARAT