SHBA-Kurtit: Po bën gabim serioz, taksa ndaj Serbisë të hiqet plotësisht

Kosovë&Rajon
SHBA-Kurtit: Po bën gabim serioz, taksa ndaj Serbisë të hiqet

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten mbrëma se Shtetet e Bashkuara nuk i mbështesin masat gjysmake të kryeministrit Albin Kurti.

“Qëndrimi ynë është i qartë; tarifat duhet të hiqen tërësisht. Zoti Kurti po bën gabim të rëndë dhe kjo i është bërë e qartë presidentit (Hashim) Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi ambasadori Grenell në rrjetin twitter.

Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të hiqen plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo i është bërë sot e qartë presidentin Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasadori Grenell reagoi pak orë pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “gjatë javës së ardhshme, qeveria e Kosovës merr vendim që nga data 15 mars e këtij viti të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”.

Ai i bëri thirrje Serbisë që të zotohet se do t’i jap fund fushatës për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe të fillojë heqjen e barrierave tregtare jo tarifore ndaj Kosovës.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë me fillim nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosovës do të heq tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe Bosnja.

Më tej kryeministri Kurti tha se “Bashkimi Evropian do ta vlerësojë lart vendimin e palës kosovare për të hequr tarifën prej 100 për qind dhe në shkëmbim do t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj 2020”.

Ai tërhoqi vërejtjen që në rast se “Serbia nuk e përfillë vullnetin e mirë të qeverisë së Kosovës për eliminim të barrierave ekonomike, tregtare dhe politike në raportet e ndërsjella dhe për pasojë nuk pushon fushatën jomiqësore në rrafshin ndërkombëtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave në marrëdhëniet me Kosovën, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill fillon zbatimin e gradual të parimit të reciprocitetit, fillimisht në fushën e tregtisë e më pastaj edhe në atë ekonomike e politike”.

Kryeministri Kurti tha që “në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe prej 90 ditësh nga vendimi fillestar për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qershor e rikthen tarifën për importet nga Serbia”.

ME TE LEXUARAT