Rastësia e frikshme, pesha, ora e data e lindjes përkojnë me ngjarjen historike

Soft

Një grua amerikane e ka përshkruar vajzën e saj si një mrekulli, pasi vogëlushja erdhi në jetë në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, në 11 i 9-ti, në orën 9 e 11-të dhe peshonte 9 libra e 11 ounces, sipas njësisë matëse të peshës së përdorur në ShBA, apo mbi katër kilogramë.

Vajza e quajtur Christina Brown lindi në spitalin Methodist LeBonheur në Tennessee. E ëma, Catherine e përshkroi si një “jetë të re në mes të shkatërrimit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Christina lindi me ndërhyrje cezariane dhe stafi mjekësor mbeti dhe vetë pa fjalë kur pa orën e regjistruar dhe peshën e saj.

“U habitën të gjithë”, tha babai i vogëlushes, “ishte vërtet entuziasmuese”, shton ai, “sidomos kur mund të gjesh pak gëzim si ky, në një ditë që sjell ndërmend një tragjedi të tillë”.

Drejtuesit e spitalit rrëfyen se një rastësi e tillë është thuajse e pamundur.

“Kam 35 vite punë”, deklaroi shefja e pavijonit ku u lind vajza, “por nuk kam parë kurrë që të përkojnë në mënyrë të tillë data e lindjes, ora dhe pesha e një fëmije”./top channel

ME TE LEXUARAT