Samsung Galaxy Z Flip tashmë një hit, rekord shitjesh të gjitha njësitë

Teknologji
Samsung Galaxy Z Flip tashmë një hit, rekord shitjesh të gjitha

Samsung Galaxy Z Flip, telefoni i parë në botë me ekran që paloset prej xhami, është shndërruar tashmë në një hit.

Gjiganti Korean i elektronikës deklaroi se telefoni është shitur menjëherë dhe së shpejti do të ofrohet pjesa tjetër ditën e Premte.

Samsung prezanto Galaxy Z Flip javën e kaluar dhe filloi shitjet të Premten për 1,380 dollarë në një numër të kufizuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Telefoni, i dyti me ekran që paloset i Samsung, ka një dizajn palosjeje në formë guacke ekrani i të cili është 6.7-inç i hapur.

Pajisja e re i bashkohet koleksionit në rritje të këtyre pajisjeve si Galaxy Fold, Motorola Razr, Huawei Mate X dhe Royole FlexPai.

Përdorimi i xhamit në Flip është një tjetër lajm i mirë për industrinë sepse nuk gërvishtet aq lehtë sa plastika dhe është më rezistentë. Sakaq telefonit i jep një ndjesi premium.

ME TE LEXUARAT