Virusi, prodhuesit e birrës ‘Corona’ pësojnë humbje 155 milionë euro

Soft
Virusi, prodhuesit e birrës ‘Corona’ pësojnë humbje

Brewer Anheuser-Busch, kompani prodhuese e birrës ‘Corona’, ka paralajmëruar për rënien më të madhe të fitimit tremujor për të paktën një dekadë, pasi koronavirusi i kushtoi rreth 155 milionë euro humbje.

Gjiganti më i madh për prodhimin e birrës, i cili qëndron pas markave Corona, Budweiser dhe Stella Artois, parashikon se fitimet e tremujorit të parë do të bien me rreth 10% pasi përhapja e virusit pësoi rënie të kërkesës në Kinë. Grupi me qendër në Belgjikë tha:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndikimi i shpërthimit të virusit Covid-19 në biznesin tonë vazhdon të evoluojë, Përhapja ka çuar në një rënie të konsiderueshme të kërkesës në Kinë”.

Muajin e kaluar Google tha se kërkimet për birrën Corona ishin rritur me 1,100 përqind, si arsye e koronavirusit.

ME TE LEXUARAT