Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humb jetën e mitura

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Gziq, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën.

E mitura po udhëtonte në makinë me babain e saj, kur në një moment, shoferi ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me anësoret e autostradës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vajza e mitur pësoi dëmtime të rënda ku fillimisht humbi të dy gjymtyrët e këmbës, dhe pas transportimit me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërroi jetë.

Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas 40 minutave. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

ME TE LEXUARAT