Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari

Aktualitet

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e efektivëve të komisariatit nr katër në kryeqytet pasi plagosi me thikë shtetasin me inicialet S.K, pas një konflikti për motive të dobëta.

O. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Ali Baushi” ka goditur me mjet prerës në trup S. K., 37 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Tiranës thotë se materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

ME TE LEXUARAT