750 mije euro per lirimin e vrasesve te policit, prokuroria zbardh akuzen: Henri Cili takoi zyrtarin

Aktualitet
750 mije euro per lirimin e vrasesve te policit, prokuroria zbardh akuzen: Henri

Arrestimi i Henri Cilit, deklarata e plote e policise: Pjese e bandes se droges ishin 37 persona

Policia dhe prokuroria kane bere me dije detaje nga hetimi per dosjen penale ndaj Henri Cilit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pikenisja e gjithe historise mesohet se ka qene shtetasi Gazmir Ajdini, i konsideruar si kunati apo vellai i bashkejetueses se Henri Cilit.

Ajdini ka qene i arrestuar per lende narkotike dhe eshte njohur ne burg me shtetasit Arbjon dhe Alban Aliko, me te cilet ka diskutuar per nje skeme te mundshme per lirimin e tyre nga burgu, citon lajmifundit.al. Sipas prokurorise, ne loje ka hyre me pas babai i vellezerve Aliko ndersa perpjekjet kane vazhduar edhe nga Gazmir Ajdini qe ka komunikuar me bashkejetuesin e motres se tij Henri Cilin.

Ky i fundit pretendohet se ka marre persiper qe te nderhynte ne sistemin e drejtesise me qellim qe dosja e vellezerve Aliko, te shqyrtohej sa me shpejt ne gjykaten e larte ku jane grumbulluar deri tani mese 30 mije dosje, citon lajmifundit.al. Sipas burimeve mesohet se ne dosjen e prokurorise permendet nje takim i Cilit me nje zyrtar te gjyqesorit dhe propozimi qe dosja e vellezerve Aliko te ishte nje nga 50 ceshtjet qe do te shqyrtohej shpejt.

Per realizimin e kesaj skeme mesohet se bebai i vellezerve Aliko kishte negociuar me Henri Cilin lidhur me nje pagese totale ne vleren 750 mije euro.

Pjese e saj ishin dhenia e shumave dorazi por edhe dorezimi i disa pronave tek personat qe do ta realizonin kete skeme. Lajmifundit.al ka mesuar se shtetasi Gazmir Ajdini ka marre disa shuma nga babai i vellezerve Aliko nderkohe qe ceshtja e dy djemve te akuzuar per vrasjen e efektivit te policise Ibrahim Basha ne Lazarat, pret gjykimin ne gjykaten e Larte./lajmifundit.al

Drejtori i policise publikon akuzat per Henri Cilin: Ka kryer pese vepra te renda penale

ME TE LEXUARAT