Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Çift i ri në showbiz? Vëllai i Besnikut u puth me aktoren e njohur në dasmë! (VIDEO)

 

Dasma e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit ka qenë e mbushur plot surpriza.

Ermal Mamaqi ishte ai i cili krijoi një atmosferë të paparë festive që i mbajti të ftuarit të gjithë në këmbë!

Pas hedhjes tradicionale të buqetës, të cilën e kapi aktorja Olta Daku, një tjetër lojë ishte menduar për djemtë beqarë!

Në vend të luleve, u hodh llastiku që nusja vendos në këmbë dhe atë e kapi vëllai i Besnikut.

Ky i fundit i vendosi llastikun në këmbë Oltës dhe krejt papritur të dy u puthën duke i habitur të gjithë e duke shkaktuar të qeshura.

Nuk e dimë nëse edhe kjo puthje ishte pjesë e traditës, por në videon e publikuar në Xing.al, dëgjohet zëri i Ermalit që nuk e priste aspak këtë gjë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.