Dalin emrat/ Këta janë të arrestuarit e operacionit “Mezhgorani”

Aktualitet
Dalin emrat/ Këta janë të arrestuarit e operacionit

Policia e Shtetit ka arrestuar 30 persona sot në kuadër të operacionit policor të koduar “Mezhgorani” ku u arrestua edhe botuesi Henri Çili. Ndërkohë ka zbuluar emrat e disa prej të arrestuarve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pranga:

Xhevair Sejati

Neuland Miçi

Skënder Toska

Armando Hajdinaj

Sidi Ramaj

Erment Beqaraj

Askerd Malkë

Elidon Alikollari

Lisandër Alikollari

Ervin Çela

Ali Hysa

Antonio (Saimir) Hasa

Entilon Kamberaj

Abaz Dani (Mesi)

Shpresa Gjoci

Sait Fishta

Besnik Fishta

Henri Çili

Enri (Gazmir) Ajdinaj

Ilir Korbi

Liko Jazi

Amarildo Aliko

Eraldjan Hodo

Renato Riza Toska

Kejsi Kujtim Meço

Edmond Xaka

Kristina Bashi

Adriatik Brakaj

Këtyre personave ne 4 episode te ndryshme kohore iu është bërë e mundur t’i sekuestrohet sasia prej 128 kg lëndë narkotike cannabis sativa, droga të forta në formë dozash heroine dhe kokaine, 2 kallëpe lëndë plasëse tritol, shuma parash prej 10 million lekësh, shuma prej 7500 euro, 3500 euro të dyshuara të falsifikuara, 7 automjete, dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe kontrata noteriale të ndryshme.

Në kuadër të operacionit, sot më datë 28.02.2020 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për kontrollin e 61 banesave, 10 ambienteve Njësi Shërbimi, kontrollin e 33 automjete dhe gjatë ekzekutimit të këtij vendimi u sekuestruan:

3 pushkë automatike me silenciator, 2 automatik kallashnikov, 8 kallëpe lende plasëse tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete te markave te ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër Fier e Tiranë, Forca e Posacme Operacionle në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.

Nga ana jonë u kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje narkotikeve “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, Falsifikimi i kartëmonedhave”, Falsifikimi i dokumenteve”, “Moskallëzim i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mashtrimi”, “Fshehje te ardhurave”, Organizimi i lotarive te palejuara”, “Shpërdorim detyre”

Operacioni është në vijim e për këtë arsye nuk mund të bëjmë me dije detaje që cenojnë vijimësinë e operacionit.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis, krimin e organizuar dhe krimin në përgjithshësi, ndaj fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet, duke u garantuar reagim të shpejtë profesional e anonimat të sigurt për qytetarët

ME TE LEXUARAT