VIP

Grida Duma zbulon arsyen pse hoqi dorë nga muzika

Ish-deputetja Grida Duma së fundmi ka qenë e ftuar në ‘Pop Culture’, ku rrëfeu disa detaje për veten që më herët nuk i kishte thënë në publik.

Ndoshta jo të gjithë e dinë se dikur Grida ka studiuar violinë dhe ka qenë në shkollë arti, por zgjodhi që të hiqte dorë në gjimnaz. E mësuar me artin dhe e rritur në një familje me kërkesë të lartë për arsimin, Grida nuk do ta kishte të lehtë rrugën drejt ëndrrave dhe pasioneve të saj.

Edhe pse studioi për disa vite violinë, nuk zgjodhi ta ndiqte muzikën dhe arsyen e vërtetë deputetja e PD-së e tha vetëm sot:

“Është e tmerrshme të kesh mamin mësuese në shtëpi. Unë dilja në provim dhe ajo ishte pjesë e komisionit, pastaj ishte shumë e emocionuar dhe largohej, por sapo largohej, i thoshte njërës prej zyshave aty, se donte të tregonte që ishte më kërkuese se ato vet dhe nuk më ka ndodhur një herë të vetme të marr një rezultat maksimal, megjithëse torturohesha.

Vinte koha e plazhit dhe tek oborri i shtëpisë sime vinin kushërinjtë që do bëheshin gati. Unë i dëgjoja që luanin me top, por vazhdoja studioja violinë se duhet të bëja orët e violinës. Kushdo që mendon se arti është një gjë e thjeshtë, është gjëja më e vështirë për t’u perfeksionuar. Unë e mbaj mend që fëmijë e sot që studimi i violinës ka qenë më i vështiri që kam bërë, 4-5 orë në ditë dhe nuk ia dola”- tregon ajo.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close