Coronavirus mbyll dyert në stadiumet e Serie A. Zyrtare, derbi i Italisë luhet pa tifozë

Sport
Coronavirus mbyll dyert në stadiumet e Serie A. Zyrtare, derbi i

Tani është zyrtare. Derbi i Italisë do të luhet pa tifozë, si pasojë e masave të marra pas përhapjes së Coronavirus. Pas spirales së hapur nga Federata Italiane dhe autoritetet në vend vetëm një ditë më parë, shpresat janë shuar me vendimin përfundimtar.

Në këtë mënyrë, sfida më e rivalizuar e Serie A mes Juventusit dhe Inter do të luhet me dyer të mbyllura. Një goditje e rëndë për spektaklin, aq më tepër në këtë moment, ku dy skuadrat janë në një garë të fortë për titullin kampion. Ashtu siç ishte bërë e ditur edhe katër ndeshje të tjera të fundjavës që do të zhvillohen në zonat më të prekura nga virusi do të luhen pa tifozë.

ME TE LEXUARAT