Mbyllet hetimi, anëtari i KLP Bujar Sheshi nuk ka qenë sigurims

Aktualitet

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi nuk ka qenë pjesë e ish Sigurimit të Shtetit dhe as bashkëpuntor. Për këtë gjë nuk ekziston asnjë fakt dhe hetimet pushohen.

Ky është përfundimi i Prokurorisë që hetoi për disa muaj pas një shkrese të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Top Channel ka mësuar se prokurorja Marjeta Zaimi pushoi hetimet pas një sërë veprimesh që kanë hedhur dritë dhe i kane dhënë të drejtë Sheshit, i cili nga ana e tij ka dorëzuar një kallzim për shpërdorim detyre ndaj autoritetet të dosjes dhe çështja është ndarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria thotë në shkresën që disponon Top Channel, se në autoritetin e dosjeve fillimisht është mbajtur një relacion ku thuhet se Sheshi nuk ishte bashkëpunetor i ish sigurimit të shtetit.

Por në rrethana të paqarta gjatë seancës së marrjes së vendimit është ndryshuar qëndrim dhe me shumicë votash është votuar ndryshe. Në rastin konkret vazhdohet më tej, hetimi vërtetoi se nuk ekziston dosje bashkëpunimi apo deklate personale që të vertetojë aktivitetin në favor të ish-sigurimit të shtetit të kryer nga anëtari i KLP-së.

Ky hetim mbyll pikëpyetjet ndaj anëtarit që u zgjodh nga radhët e prokurorëve. Këshilli i Larte i Prokurorisë nga Vettingu ka humbur dy anëtarë që u shkarkuan nga kolegji i posaçëm, prokuroren Antoneta Sevdari që u zëvendesua me Vat Staken dhe Gentian Osmani për të cilin prokuroria e përgjithshme ka njoftuar të interesuarit që të bëhen pjesë e garës.

ME TE LEXUARAT