Po transportonin 3 persona drejt Malit të Zi kundrejt pagesës, arrestohen dy shkodranët

Aktualitet

Dy persona kanë rënë në pranga pasi po transportonin 3 shtetas të huaj kundrejt pagesës drejt Malit të Zi.

Blutë e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit P. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme në Shkodër dhe S. G., 25 vjeç, banues në fshatin Dragoç të Shkodrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy shkodranët ishin me automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me shtetasin S. G., kur po transportonin tre shtetasit e huaj në drejtim të Malit të Zi e me pas në vendet e BE.

Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

ME TE LEXUARAT