E FUNDIT/ Vrasja e Santiago Malkos, arrestohet një person

Aktualitet

Një person është shoqëruar nga policia në lidhje me vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko.

Personi, i cili është shoqëruar në polici është 39-vjeçari me iniciale B.T dhe dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia dhe prokuroria kanë arrestuar një 39 vjeçar. Burimet bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme, sektori kundër vrasjeve në Drejtorinë e Tiranës ka ndaluar shtetasin, të cilit i mësohen vetëm inicialet, B.T. 39 vjeçari është nga Tirana dhe dyshohet se ka kryer veprime për të penguar zbardhjen e së vërtetës si edhe nuk ka kallëzuar krimin. Grupi hetimor beson se dëshmia e tij është kyçe për të treguar autoret ose porositësit e ekzekutimit.

ME TE LEXUARAT