Turqia blen sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, pritet reagim i ashpër nga SHBA

Bota

Një dërgesë e sistemit S-400 që ka arritur më herët në Ankara.

Turqia ka njoftuar se ka pranuar dërgesat e të gjitha komponentëve të baterisë së dytë, për sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, që Ankaraja ka blerë nga Moska.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka postuar në Twitter fotografi të dërgesave nga Rusia.

Turqia ka blerë katër bateri të sistemit S-400 nga Rusia, pavarësisht kundërshtimeve të Shteteve të Bashkuara.

Pasi Turqia pranoi dërgesën e parë të sistemit raketor rus në muajin qershor, Uashingtoni hoqi Ankaranë nga programi për avionët e avancuar luftarakë të tipit F-35.

Uashingtoni thotë se sistemi S-400 minon avionët e saj F-35 dhe nuk është në përputhje me sistemet e mbrojtjes raketore që përdorin shtetet e NATO-s.

Rusia pret që të dërgojë të gjitha pjesët e sistemit S-400 në Turqi në muajin prill të vitit 2020./REL

ME TE LEXUARAT