Renditja e Kategorisë Superiore pas javës së katërt
Ditën e diel janë mbyllur ndeshjet e javës së katërt në Kategorinë Superiore.
Askush nuk e priste por Tirana kryeson renditjen me 10 pikë të grumbulluara ndjekur nga Teuta e vendit të dytë me 8 pikë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kukësi u mund në Ballsh, dhe tani në vendin e tretë ka sërish 7 pikë, ndërkohë që është pikërisht Bylisi që shkon në vendin e katërt, me po kaq pikë sa verilindorët.
Partizani mbetet në vendin e pestë me 6 pikë, pasi u mund në Laç, ndërsa në kuotë të njëjtë pikësh është edhe Skënderbeu. Në vendin e shtatë renditet Vllaznia me 5 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e tetë me 4 pikë.
Luftëtari mori fitoren e parë ndaj Flamurtarit në kampionat, dhe shkon në kuotën e 3 pikëve, por mbetet sërish në vendin e nëntë, ndërsa në krizë totale janë vlonjatët që mbyllin renditjen me zero pikë.
Rezultatet e javës së katërt:
Tirana-Skënderbeu 3-1
Teuta-Vllaznia 0-0
Luftëtari-Flamurtari 2-1
Laçi-Partizani 1-0
Bylis-Kukësi 2-1