Roma merr fitoren e parë në Serie A

Sport

Roma më në fund e ka gjetur rrugën e fitores pas 3 javësh në Serie A. Ekipi i udhëhequr nga Fonseca mposhti 4-2 Sassuolon në ‘Olimpico’.

Vendasit shpërthyen me katër gola në pjesën e parë, me Bryan Cristante (12’), Edin Dzeko (20’), debutuesi Henkrikh Mkhitaryan (22’) dhe Justin Kluivert (33’).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesa e dytë u baraspeshua dhe miqtë shënuan dy gola për ta ngushtuar avantazhin me super Domenico Berardi (53’ 72’) që realizoi dy herë.

Kjo ishte fitorja e parë e Romës pas dy barazimeve radhazi, ndërkohë Sassuolo ka dy humbje dhe një fitore.

ME TE LEXUARAT