Shkarkimi i John Bolton/ Vuçiç: Nuk e kuptoj pse disa lumturohen

Kosovë&Rajon

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar ditën e sotme se pavarësisht se presidenti amerikan Donald Trump ka larguar këshilltarin e tij për siguri, John Bolton, me administratën amerikane do të vazhdojnë bisedimet për të gjetur një emërues të përbashkët me ta dhe me shqiptarët për të siguruar një paqe të qëndrueshme.

Vuçiç po ashtu ka pohuar se nuk e kupton faktin që disa persona janë shumë të lumtur për shkarkimin e Bolton, pasi sipas tij, qëndrimi i Bolton kundrejt Kosovës ka qenë më se i pëlqyeshëm:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne serbëve na pëlqeu qëndrimi i tij për Kosovën, prandaj nuk e kuptoj gjithë atë gëzim dhe lumturi te disa, që janë të kënaqur me faktin se ai nuk është më këshilltar i presidentit Trump për sigurinë kombëtare”.

ME TE LEXUARAT