Aktualitet

Aksidentohet pedagogu i Ekonomikut në Korçë, në gjendje të rëndë, kamioni e zuri sipër

Nje pedagog nga Korca ka mbetur i plagosur rëndë nga nje aksident rrugor i ndodhur ne oret e pasdites. Shtetasi Koço Nasto, drejtues i Benz-it, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë dëmtime të shumta në trup. Sipas gazetares Kodra, i plagosuri është pedagog i Fakultetit të Ekonomikut, në Universitetin e Korçës.

Njoftimi i policise:

Më datë 16.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip kamion me drejtues shtetasin O.H, me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.N, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme dhe po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close